21 September 2019
9 trupa teatrore prezantohen në ‘De - Fest Apolonia 2019’
Overview

Festivali i Artit Skenik ka bërë bashkë 9 trupa teatrore në Fier. Gjatë këtyre ditëve do të prezantohen shfaqjet, por edhe do të diskutohet mbi rëndësinë e teatrore lokalë nga kritikët e artit, si Josif Papagjoni, Miho Gjini apo Aqif Mulliqi. 

Festivali Ndërkombëtar i Artit Skenik “De festfestival” ka ngritur siparin gjatë këtyre ditëve në Fier. Rreth nëntë trupa teatrore nga qytete të ndryshme, si Fieri, Tirana, Gjirokastra, Shkodra, Gjilani dhe rajoni i Pulias prezantojnë shfaqjet e tyre në këtë festival. Organizatorët e festivalit, drejtori Agron Xoxe dhe regjisori Milto Kutali e konsiderojnë këtë aktivitet që zhvillohet jashtë Tiranës, si një rizgjim të teatrove lokalë, ndaj të cilit vëmendja po rritet, jo vetëm nga artistët, por edhe nga publiku. Për ta “turnetë lokalë janë domosdoshmëri për të zgjuar dhe rikthyer vëmendjen e njerëzve tek ushqimi shpirtëror, nevojë veçanërisht në jetët kulturore të qyteteve të vogla”.9 shfaqje nga të cilat 7 do të shfaqen në teatrin Bylis, ndërsa 2 prej tyre “Zoo Story” dhe “Rro për me tregue” do të shfaqen ne Apolloni, në manastirin e Pojanit, ku është menduar, që të zhvillohen edhe tryeza diskutimi mes profesionistëve të teatrit,si: Fadil Hysa, Nebi Islami, Miho Gjini, Josif Papagjoni, Aqif Mulliqi, etj.Festivali ngriti siparin me shfaqjen “Këngëtarja Tullace” me regji të Spiro Duni, që përfaqësoi Apolonin. Për t’ia lënë më pas radhën trupës së Teatrit "Zihni Sako" të Gjirokastrës, me “Farsa e Kurorës” apo "Erdhi Godoja" nga trupa e Teatrit të "Gjilan", "Zona e pritjes"  nga Teatri "Migjeni" në Shkodër edhe "La serva Padrona" me të cilën prezantohet trupa teatrore e Budvës.  Festivali De- Fest 2019 mbyll siparin në datë 25 shtator.