Sezoni i ri teatror në Fier ka nisur jo vetëm me skenën dhe godinën e rikonstruktuar, por dhe me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh dhe për më tepër cilësore.
#DeFestApolonia2019 - Festivali Ndërkombëtar i Artit Skenik hap siparin e këtij sezoni me një maratonë performancash që do i kthejnë mbrëmjet në një arenë arti dhe argëtimi. Janë 9 performanca unike nga: Mali I Zi, Italia, Kosova dhe Shqipëria që do i veshin mbrëmjet plot magji dhe emocion.
Kalendari i shfaqjeve:
Këngëtarja Tullace /anti komedi/ Teatri Bylis
Një concert për paqen/koncert/ Orkestra Magna Grecia
Farsa e Kurorës/ komedi groteske/ teatri Zihni Sako, Gjirokastër
Erdhi Godoja/ Teatër absurd/Teatri i Gjilanit, Kosovë
Teatër Show/ teatër/ Komuna e Barletës
Zoo Story/dramë/Teatri Publik Shqiptar
Zonja e Pritjes /komedi/Teatri Migjeni, Shkodër
Rrno për me tregue/ monodramë/Shoqata Do Art, Tiranë
La serva Padrona/ opera/ Grand Theater City Budva
De - Fest Apolonia 2019 - Festivali Nderkombetar i Artit Skenik , organizohet nga Bashkia Fier, në kuadër të #TOURNEE FESTIVALS, Programi #IPA Itali-Shqipëri-Mali Zi, nga 19 - 25 shtator, duke i bërë jehonë artit nëpërmjet performancave dhe tryezave të diskutimeve/debateve rreth tij.
Qëllimi i këtij organizimi është zhvillimi i platformave të bashkëpunimit ndërkufitar për kreativitetin dhe rrjetin e industrive kulturore dhe krijuese, si dhe promovimin e partneriteteve publike-private. Synohet gjithashtu edhe realizimi i prodhimeve artistike, krijuese për të promovuar dhe vleresuar trashëgiminë kulturore të zonës.
Nëpërmjet Produksionit teatror u realizua përzgjedhja e artistëve, regjizorëve dhe shfaqjeve që do të vënë në skenë matërialet e tyre sipas kritereve dhe afateve të paracaktuara. Festivali i Teatrit zgjat një javë . organizohet dhe menaxhohet në partneritet (Shqipëri/Itali/Malizi Zi).
The new theater season in Fier has started not only with the stage and the reconstructed building, but also with a busy calendar of activities and, moreover, quality.
# DeFestApolonia2019 - The International Scene Art Festival opens this season with a marathon of performances that will turn evenings into an art and entertainment arena. There are 9 unique performances by: Montenegro, Italy, Kosovo and Albania that will wear evenings full of magic and excitement.
Show calendar : Singer Tullace / anti comedy / Bylis Theater A Concert for Peace / Concert / Magna Grecia Orchestra Farce of the Crown / Grotesque Comedy / Theater Zihni Sako, Gjirokastra Came Godo / Absurd Theater / Gjilan Theater, Kosovo
Theater Show / Theater / Municipality of Barleta
Zoo Story / Drama / Albanian Public Theater
Hostess / Comedy / Migjeni Theater, Shkodra
Rrno for Show / Monodrama / Do Art Association, Tirana
La Serva Padrona / opera / Grand Theater City Budva
De - Fest Apolonia 2019 - International Festival of Scenic Art, organized by Fier Municipality, within the framework of # TOURNEE FESTIVALS, Program # IPA Italy-Albania-Montenegro, September 19-25 , echoing art through performances and discussion tables / debates about it.
The purpose of this organization is to develop cross-border cooperation platforms for the creativity and networking of cultural and creative industries, as well as promoting public-private partnerships. The aim is also the realization of artistic, creative products to promote and value the cultural heritage of the area.
Through Theater Production, artists, directors and performers were selected to perform their material according to predetermined criteria and deadlines. The Theater Festival lasts a week. is organized and managed in partnership (Albania / Italy / Montenegro).