KICK OFF MEETING

22 May 2019
KICK OFF MEETING
Overview

KICK OFF MEETING

With the presence of partners from Italy, Montenegro and the municipality of tirana.

In the context of #tournee festivals, the #IPA Italy-Albania-Montenegro program.

Në kuadër të projektit “TOURNEE”, të programit INTERREG IPA CBC ITALI–SHQIPERI–MALI I ZI 2014–2020, Bashkia Fier në cilësinë e Lead Partner organizon aktivitetin KICK OFF MEETING me prezencën e partnerëve nga Italia, Mali i Zi dhe Bashkia Tiranë. Dita e parë e këtij aktiviteti, me fokus prezantimin e projektit do të zhvillohet më 24 maj në ambientet e Manastirit të Shën Mërisë në Parkut Kombëtar të Apolonisë. Më 25 maj takimi do të spostohet në ambientet e Bashkisë.

Projekti “TOURNEE” parashikon të krijojë një rrjet aktivitetesh teatrore në funksion të zhvillimit dhe promocionit të Turizmit dhe do të stimulojë e financojë bashkëpunimin në rrjet midis Teatrove shqiptare, Italiane e Malit të Zi, për ta shtrirë më pas këtë bashkëpunim në Programin në vijim, në një rrjet teatror europian.