The bald Singer

30 April 2019
The bald Singer
Overview

As part of the TOURNEE project, “IPA 2 Program - Italy - Albania - Montenegro” Masterclass - Laboratories & Events April 30, 7pm at the Bylis Theater. Anti comedy "The bald Singer". "The Bald Singer" is a work of absurd theater (Eugene Ionesco), directed by Spiro Duni. 

Në kuadër të projektit TOURNEE, “Programi IPA 2 – Itali – Albania - Montenegro ”
Masterclass – Laboratories & Events 
30 Prill, ora 19:00 në teatrin Bylis.
Anti komedia "Këngëtarja Tullace".
“Këngëtarja tullace” është një vepër e teatrit absurd (Eugene Ionesco), me regji të Spiro Duni. Një vepër për çdo kohë, pasqyrë e falimentit moral dhe mendor të shoqërisë njerëzore.
Njëkohësisht pasqyrimi i një bote njerëzish që gjenden në udhëkryq, sepse nuk mund të komunikojnë më as me veten.... Vlerat janë kthyer në antivlera, gjuha nuk është më një mjet komunikimi, por mjet gënjeshtre dhe mashtrimi. Fjalët janë kthyer në lëvozhga tingujsh pa kuptim, brenda një bote që ka humbur identitetin, që ka humbur çdo gjë njerëzore, ku njerëzit pa ndjenja tashmë, nuk kanë më arsye të komunikojnë.
Humori i jashtëzakonshëm i Ionescos shkon në ekstrem....
“Aty thotë një kriktik, një rrëshkitje dhe arrijmë ne tragjizëm”... Në vepër gjërat më të panatyrshme kthehen në të natyrshme. Njerëzit duket sikur nuk mund të mendojnë më, por ç’rëndësi ka kjo thjesht ata rrotullohen në kohë dhe hapësirë, ku në të vërtetë s’ka as kohë dhe as hapësirë për këta personazhe të “lumtur” në dukje (mjerane). Humori tepër “therës” i Ionescos e bën realitetin të duket i çuditshëm, paradoksi del në sipërfaqe, absurditeti i jetës njerëzore përballet me ne dhe ne shtangemi me maskën e çudisë së dhimbshme. Teatri i absurdit rishikon fatin e njeriut, rishikon egzistencën tonë...