02 October 2019
Orkestra e Pulias, me "Koncertin e Paqes" në “De-Fest Apollonia”
Overview

“Një koncert për paqen”, kështu e kanë quajtur shfaqjen e orkestrës "Magna Grecia", që përfaqëson Rajonin e Pulias, në festivalin “De-Fest Apollonia 2019”, në qytetin e Fierit. Festivali, që organizohet nga Bashkia Fier, nën drejtimin e Agron Xoxës, drejtor i Qendrës Kulturore çeli siparin me shfaqjen "Këngëtarja Tullace", vënë në skenë nga regjisori Spiro Duni. Koncerti erdhi për publikun me një repertor të larmishëm dhe solli emra të kompozitorëve të mëdhenj italianë si Verdi, Puçini, Turco e shqiptarë si Prenk Jakova, me të famshmen "Margjelo". Në të merrnin pjesë artistët më të mirë të vendit dhe të huaj, me emra si Erika Liuzzi (soprano), Roberto Cervellera (tenor), Armaldo Kllogjeri (tenor) dhe Piero Romano drejtor i orkestrës "Magna Grecia". Ndërkohë, turneu i kësaj shfaqje do të vijojë në Shqipëri në Tiranë, përsëri në Fier e mandej do të udhëtojë në Greqi e Mal të Zi. “Një koncert për paqen” ka si qëllim bashkimin e popujve dhe kulturave të ndryshme, si një koncept unik i paqes universale.

 

clik     https://sot.com.al/kultura/orkestra-e-pulias-me-koncertin-e-paqes-ne-de-fest-apollonia