The Jury of the project " Tournee "

25 April 2019
The Jury of the project " Tournee "
Overview

The Jury of the project " Tournee " during the time of estimates of theatre materials and troops, in the framework of the project "# supported by the #IPA II - Cross Border 2017-2020 (Italy / Albania / Montenegro), in it Which Municipality of fier is a lead partner.

 

Juria e projektit “TOURNEE” gjatë kohës së vlerësimeve të materialeve dhe trupave teatrore, në kuadër të projektit “#TOURNEE”, mbështetur nga Programi #IPA II – Cross Border 2017-2020 (Itali/Shqiperi/Mali Zi), në të cilin BASHKIA FIER është Lead Partner.

Juria e projektit “TOURNEE” sapo ka finalizuar vlerësimet e saj. E parë si një projekt me vlerë të madhe për artin dhe Fierin gjithashtu, nga ana e Bashkisë Fier u përzgjodhën emra të mirënjohur të teatrit dhe skenës shqiptare. “TOURNEE” është projekt i mbështetur nga Programi IPA II – Cross Border 2017-2020 (Itali/Shqiperi/Mali Zi), në të cilin BASHKIA FIER është Lead Partner. Të gjithë trupat teatrore që do të shpallen së shpejti fituese të thirrjes që Bashkia Fier ka hapur muaj më parë nëpërmjet Drejtorisë së Artit dhe Kulturës do të vënë në skenë gjatë muajve Maj-Qershor dhe Shtator-Dhjetor 2018, produksionet teatrore nga autorë shqiptare dhe të huaj, të cilët do të realizojnë gjashtë shfaqje (PREMIERE), në skenën e Teatrit “BYLIS”, apo në skena të tjera brenda/jashtë territorit administrativ të Bashkisë Fier; një shfaqje në Rrjet, (rrjeti i Teatrove Vendor) dhe një shfaqje në Festivalin Ndërkombëtar “DE-FEST THEATER/APOLONIA FESTIVAL), që do zhvillohet në muajin Shtator 2019, në Fier.